Lukashenko do çojë ushtrinë në Ukrainë? SHBA: Nëse Bjellorusia i bashkohet pushtimit rus, ne do të…

Shtëpia e Bardhë po vëzhgon nga afër veprimet e ndërmarra nga Bjellorusia dhe është e përgatitur të vendosë më shumë sanksione ndaj Minskut mes raporteve se forcat bjelloruse mund t’i bashkohen Rusisë në pushtimin e saj në Ukrainë, tha një zyrtar i lartë i administratës.

“Ne po i shikojmë ato ngjarje me shumë kujdes,” tha zyrtari kur u pyet për raportet e inteligjencës që tregojnë se Bjellorusia është e përgatitur për t’iu bashkuar pushtimit rus.

“Ne kemi thënë se në rast se Bjellorusia vazhdon të ndihmojë dhe inkurajojë agresionin e Rusisë në Ukrainë, ata gjithashtu do të përballen me pasoja”, tha zyrtari.

“Ne kemi zbatuar tashmë disa nga ato masa. Këto kosto do të vazhdojnë të rriten shumë.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT