Rusia detyron eksportuesit të japin 80 % të valutës, shkak zhvlerësimi i shpejtë i Rublës, vendimi i Ministrisë së Financave

Mëngjesin e sotëm, Ministria e Financave të Federatës ruse ka marrë vendimin që të gjithë eksportuesit të shesin 80 përqind të valutës që kanë në dispozicion në mënyrë që të mbahet në këmbë kolapsimi i shpejtë i rublës ruse.
Masa e ndërmarrë ditën e sotme vjen në ditën e pestë të luftimeve dhe pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Mediat ruse dhe vetë ministria e financave të Rusisë e raportoi këtë masë mëngjesin e sotëm.
Sektori më i rëndësishëm i ekonomisë ruse mbetet ai I energjisë I cili zë thuajse gjysmën e buxhetit të federatës, sipas shifrave të vitit të kaluar. Dy eksportuesit më të mëdhenj rus janë Gazprom dhe Rosneft.
Rritja e çmimit të gazit dhe naftës, Ministrat e Energjitikës së BE mblidhen URGJENT, diskutohen masat për daljen nga kriza
Ministrat e Energjitikës së Bashkimit Evropian do të mblidhen në një takim të jashtëzakonshëm gjatë kësaj të hëne, për të diskutuar situatën në Evropë pas fillimit të luftës në Ukrainë. Kjo u raportua nga zyra e shtypit e Këshillit të BE.
“Pas pushtimit të Ukrainës nga trupat ruse, ministrat e Energjisë së BE do të takohen në Bruksel për të diskutuar situatën aktuale në tregun e energjisë në evropë” thuhet në raportim.
Sikurse verehet, pushtimi I Ukrainës do të cojë në një rritje të cmimit të gazit në BE dhe rritjen e cmimit të naftës. Kjo rritje vjen në momentin kur tregu I cmimeve të energjisë në Evropë kishte probleme.
“Në 24 shkurt, Këshilli Evropian bëri thirrje për veprim në të gjitha nivelet dhe ftoi komisionin që të konsideronte masat e emergjencës, duke përfshirë sektorin e energjisë. Ministrat do të diskutojnë pasojat e krizës në Ukrainë, në vecanti, për sigurinë, cmimet e energjisë dhe aksionet që do të ndërmerren”, thuhet në njoftim