“Ndaloni këtë çmenduri!”/ Hakerat sulmojnë mediat ruse, mesazhet dhe thirrjet që lanë për Putin

Disa prej faqeve ruse të lajmeve janë goditur ditën e sotme  nga grupi i hakerave Anonymous. Lexuesit që hynë në agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Tass për ngjarjet në Ukrainë u tronditën këtë të hënë, teksa lexuan mesazhet që hakerat kishin lënë.

“Të dashur qytetarë. Ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni në vdekje të sigurt djemtë dhe burrat tuaj. Putini na bën të gënjejmë dhe na vë në rrezik”, thuhet në faqen e hakuar.

“Për disa vite do të jetojmë si në Korenë e Veriut. Çfarë është për ne? Për ta futur Putinin në tekstet shkollore? Kjo nuk është lufta jonë, le ta ndalojmë!” – ishte thirrja që hakerat kishin lënë.

Nuk është e qartë se kush e ndryshoi faqen, por mesazhi shfaqej me logon e Anonymous.

Thirrja përfundonte me fjalitë: “Ky mesazh do të fshihet dhe disa prej nesh do të pushohen nga puna apo edhe do të burgosen. Por nuk durojmë dot më… Gazetarë indiferentë të Rusisë.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT