Urim për Pavarësinë e Kosovës nga Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës, për presidenten Atifete Jahjaga
KESHILLI STUDENTOR
Universiteti i Shkodrës
“Luigj Gurakuqi”
Shkodër, më 17-02-2012
E nderuar zonja Presidente,
Kosova jonë e dashur feston sot ditëlindjen e katërt të pavarësisë së saj. Në këtë ditë të shënuar për kombin shqiptarë, pranoni urimet e mia personale dhe të studentëve të Universitetit «Luigj Gurakuqi» të Shkodrës. Urojmë me zemërplotë ditëlindjen e Kosovës si shtet, sikundër vazhdojmë të mohojmë kategorikisht luftën e ulët politike në tempullin e demokracisë, Kuvendin e Republikës së Kosovës. Foltorja e kuvendit duhet të shërbejë si rrahje mendimesh për rritjen e mirëqënies së popullit, e jo si luftë klasash e ngjyresash politike.
Zonja Presidente, Kosova është Shqipëri! Këtë fakt, nëse akoma nuk e kanë kuptuar disa politikanë shqiptarë, e kanë brendashkruar zemrës çdo shqiptarë e shqiptare me ndjenja të larta atdhetare dhe krenar për ekzistencën e të qenurit i tillë, shqiptarë. Shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e Shqipërisë janë NJË! Ashtu, siç janë edhe shqiptarët e Maqedonisë, Luginës së Preshevës apo Malit të Zi.
Pavarësia e Kosovës, këtu e katër vite më përpara ishte një hap drejt njohjes së Kosovës nga shumë shtete të Botës. Sot, pas katër vitesh lindin së bashku me njohjet edhe detyrimet e mëdha të klasës politike, duke synuar sovranitetin dhe integritetin e plotë të vendit. E, ajo ç’ka është edhe më kryesoja, thelbësorja, duhet synuar shembja e çdo barrikade qëllimzezë që synon të ndajë shqiptarët e Kosovës nga trupi i nënës Shqipëri. Le të festojmë vitin tjetër, me një Kosovë gjithmonë e më afër Shqipërisë, për të mbërritur shumë shpejt në «përqafimin» e shumëpritur të ngjizjes së plotë të trupit të shpërbërë thuajse këtu e një shekull.
KRYETARI
REDAN BUSHATI
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”