Pas dështimit të negociatave, Ukraina me propozim ‘tundues’ për ushtarët rusë: Amnisti të plotë e kompensim monetar

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, u ka bërë thirrje ushtarëve rusë që të mos zbatojnë urdhrat kriminalë.

Ai u shpreh se çdo ushtari nrus që lë armët do i garantohet amnisti e plotë dhe 5 milionë rubla, afërsisht 50 mijë dollar. NDërsa pë rata që do të vazhdojnë të sillen si pushtuesë, Reznikov tha se nuk do të ketë mëshirë.

“Ushtarë rusë! Ju sollën në tokën tonë për të vrarë e për të vdekur. Mos zbatoni urdhrat kriminalë. Ne ju garantojmë amnisti të plotë dhe 5 milionë rubla nëse lini armët. Për ata që vazhdojnë të sillen si pushtues, nuk do të ketë mëshirë”, shkruan ministri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT