STATISTIKAT: Nga ushtarët, tek forcat ajrore, anijet luftarake dhe armët bërthamore/ Kush është më e fuqishme NATO apo Rusia?!

Konflikti aktual midis Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që gjithë bota t’i kthejë sytë nga vendi në zemër të Europës që po përballet me sulmin më të ashpër që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Kievi zyrtar po reziston i vetëm, me NATO-n që ka thënë se nuk do të përfshihet.

Para përfundimit të Luftës së Ftohtë, vendet e Evropës Perëndimore shpenzonin mesatarisht 2.4 përqind të PBB-së për ushtrinë. Megjithatë, deri në vitin 2020 ajo kishte rënë në vetëm 1.6 përqind të PBB-së, por ulja e madhësisë së forcave të armatosura të çdo vendi ishte e pabarabartë.

Por, si qëndrojnë NATO dhe Rusia përballë njëra-tjetrës? Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI), ka prezantuar në qershor 2021 rezultatet e një anketimi që vlerëson gjendjen aktuale të armatimeve, çarmatimit dhe sigurisë ndërkombëtare, shkruan newsbomb.al. Ne do të ndalemi vetëm te Aleanca e NATO-s dhe Rusia.

Nga krahasimi i statistikave për personelin ushtarak, aktiv dhe jo aktiv, forcat ajrore, njësitë e blinduara dhe anijet luftarake, Aleanca dominon bindshëm. Por nëse krahason arsenalin bërthamor, NATO ka disa “koka” më pak se Rusia. Por, këtu nuk përfshihen ato që ka SHBA dhe disa shtete të tjera.

Dje, presidenti i Rusisë Vladimir Putin vendosi në gatishmëri të lartë forcat bërthamore, si një përgjigje e presionit ndërkombëtar që po i bëhej dhe ndihmës ushtarake që vendet perëndimore po i ofronin Ukrainës. Perëndimi e dënoi ashpër këtë lëvizje të Putin, por theksoi se edhe reagimi i tyre do të ishte akoma më i fortë.

Sipas ekspertëve të këtyre çështjeve, Rusia ka stokun më të madh të armëve bërthamore në botë, por ama edhe në Moskë e dinë se NATO ka gjithashtu mjaftueshëm armë bërthamore për të shkatërruar njëherë e mirë Rusinë, nëse ato do të përdoren. Newsbomb.al sjell më poshtë statistikat e Institutit SIPRI për gjendjen aktuale ushtarake mes NATO-s dhe Rusisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT