FIFA dhe UEFA e përjashtuan nga të gjitha kompeticionet/ Reagon Rusia: Vendim diskriminues, ne do të…

Federata Ruse e futbollit ka reaguar pas vendimit të FIFA-s dhe UEFA-s për përjashtimin e të gjitha skuadrave të saj nga kompeticionet futbollistike

Me anë të një komunikate, Federata  ka bërë të ditur se do të apelojë vendimin, që erdhi si pasojë e ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë, teksa e cilëson atë si diskriminues.

“Federata ruse është kategorikisht kundër vendimit të FIFA-s dhe UEFA-s për të pezulluar për një periudhë të pacaktuar të gjithë skuadrat ruse nga pjesëmarrja në aktivitete ndërkombëtare.

Ne vlerësojmë se ky vendim është në kundërshtim me parimet e konkurrimit ndërkombëtar, ashtu si edhe shpirtit sportiv. Ka një karakter të dukshëm diskriminues dhe dëmton një numër shumë të madh atletësh, trajnerësh dhe punonjësish klubesh e ekipesh kombëtare, miliona tifozë rusë dhe të huaj, interesat e të cilëve duhet të tutelojnë në parim organizatat sportive ndërkombëtare.

Veprime të tilla po përçajnë komunitetin sportiv botëror, i cili ka aderuar gjithmonë në parimet e barazisë, respektit reciprok dhe pavarësisë ndaj politikës.

Ne rezervojmë të drejtën që të apelojmë vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s në konformitet me të drejtën sportive ndërkombëtare”, shkruhej në reagimin e Federatës Ruse.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT