“Dua paqe, nuk dua luftë”, ukrainasja kthehet në atdhe për të luftuar në krah të ushtrisë

Një ukrainase 34-vjeçare është kthyer nga Praga në vendin e saj për t’u bashkuar me ushtrinë dhe për të ndihmuar vendin kundër ndërhyrjes ushtarake ruse.
Yulia Peliukh thotë se dëshiron që vendi i saj të jetojë në paqe, ndërsa shprehet optimiste duke thënë se populli i Ukrainës do t’ia dalë dhe do të fitojë luftën kundër Rusisë.
“Dua të shikoj nënën time, dua të shikoj fëmijtë e mi. Dua të shoh tokën time dhe shtëpinë time. Dua paqe nuk dua luftë. Kam ardhur për të luftuar sepse dua të jetoj në tokën time, në Ukrainë, në Ukrainën plot paqe. Unë nuk dua që të vdesin ushtarët ukrainas. Të gjithë janë shumë trima, u detyrohemi shumë ukrainasve. Mendoj se do t’ia dalim. Do të fitojmë”, tha ukrainasja.