Kërcënimi i Putin për armët bërthamore/ Reagon ambasadori ukrainas: Nëse do të vrasë veten, le ta bëjë si Hitleri!
Asambleja e Kombeve të Bashkuara po zhvillon ditën e sotme, një mbledhje urgjente, me fokus luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.
Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, duke iu referuar kërcënimit të presidentit rus, Vladimir Putin për përdorimin e armëve bërthamore, ka deklaruar se nëse kreu i shtetit rus do që të vrasë veten, s’ka nevojë të përdorë armë bërthamore.
Sergiy Kyslytsya tha se ai mund të vrasë veten ashtu si Adolf Hitleri në maj të vitit 1945 në bunkerin e tij në Berlin të Gjermanisë
“Nëse ai dëshiron të vrasë veten, ai s’ka pse të përdorë arsenalin bërthamor. Më mirë të bëjë atë që bëri ai tipi në bunkerin e Berlinit, në maj të vitit 1945”, u shpreh në fjalimin e tij ambasadori ukrainas në OKB.