Ukraina bilanc për humbjet e armikut: U vranë 5710 trupa ushtarakë ruse, shkatërruam 198 tanke

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka bërë një bilanc mbi humbjet e Rusisë në ditën e gjashtë të sulmit ushtarak. Sipas informacioneve zyrtare të kësaj ministrie, thuhet se Rusia ka humbur 5710 trupa ushtarakë.

Po ashtu raportohet se në bazë materiale luftarake, Rusia ka humbur 198 tanke, 77 pajisje ushtarake, 846 transportues te blinduar, 24 raketa MLRS dhe 2 anije.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes tha ndër të tjera se armiku kishte humbur dhe 60 çisterna me karburant, 3 dronë si dhe 7 raketa.

“Vlerësimet e tij janë të vetmet treguese. Por ilustron mirë situatën e okupatorit. Armiku është i demoralizuar, ai është në agoni. Pushtuesit po qëllojnë mbi civilët sepse ukrainasit me armë janë shumë të fortë për Rusinë. Ukraina do të fitojë. E gjithë bota me ne sepse siguria e tyre varet nga ne”, shkruan ministri i Mbrojtjes

Back to top button
LAJMET E FUNDIT