Ish-ministri i Kosovës nxjerr titujt e mediave serbe: Kontrollohen nga qeveria dhe vazhdojnë dezinformimin pro-rus

Petrit Selimi, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës nxjerr titujt e mediave serbe këtë 1 mars dhe thotë se ato bëjnë dezinformim pro-rus, duke përkrahur luftën e Rusisë dhe presidentin Vladimir Putin.
Një prej titujve mburr presidentin rus, duke thënë se ai nuk heq dorë nga asnjë centimetër.
Shkruan Petrit Selimi:
Mirëmëngjes! Mediat serbe të kontrolluara nga qeveria vazhdojnë dezinformimin pro-rus. Titujt: “Putin nuk heq dorë nga asnjë centimetër, lufta përfundon kur Ukraina të tërhiqet nga NATO.”Neonazistët ukrainas marrin peng 100 kamionistë serbë.” “Serbia kërcënohet me Maidan nga Carl Bildt, Janusz Bugajski dhe të tjerë.”
G’morning! #Serbia gov-controlled media continuing pro-Russian disinfo. Headlines: “#Putin doesn’t give up an inch, war finishes when #Ukraine gives up @Nato” “Ukrainian neonazis kidnapped 100 Serbian truckers” “Serbia threatened with Maidan by @carlbildt, @JBugajskiUSA & co” pic.twitter.com/mWwwy4RvUF
— Petrit Selimi (@Petrit) March 1, 2022