Blinken kërkon përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së: Një shtet që shkel të drejtat e njeriut nuk mund të jetë anëtar!

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka kërkuar përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Teksa dënoi abuzimet dhe sulmet ndaj civilëve gjatë luftimeve në Ukrainë, ai tha se një vend që kryen shkelje të të drejtave të njeriut nuk mund të jetë pjesë e këtij këshilli.
“Me arsye mund të pyetet nëse një shtet anëtar i OKB-së që përpiqet të marrë nën kontroll një shtet tjetër anëtar të OKB-së – ndërkohë që kryen abuzime të tmerrshme të të drejtave të njeriut dhe duke shkaktuar vuajtje masive humanitare – duhet të lejohet të qëndrojë në këtë këshill”, tha Blinken.
Në këshill janë 47 shtete anëtare, të cilat zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ku një prej tyre është Rusia.
Blinken kritikoi gjithashtu vende si Kina, të cilat nuk e kanë deklaruar qartë pozicionin e tyre në këtë konflikt.
“Anëtarët e këshillit duhet të ndalojnë përdorimin e gjuhës që nënkupton se të gjitha palët mbajnë përgjegjësi të barabartë për sulmin e paprovokuar të njërës palë. Kjo nuk është e paanshme – është e gabuar – dhe dështon të vendosë përgjegjësinë aty ku i takon. E njëjta gjë vlen edhe për anëtarët që argumentojnë, në mënyrë të rreme, se denoncimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut po ‘politizon’ situatën. Ajo po dështon të flasë për abuzimet e të drejtave të njeriut që e politizon situatën,”– tha Blinken.
Blinken sfidoi UNHRC-në që të bashkohej për të provuar dhe parandaluar një luftë edhe më vdekjeprurëse.
“Këto janë shkeljet e të drejtave të njeriut që ky këshill është krijuar për të ndaluar. Nëse nuk mund të bashkohemi tani, kur do të bashkohemi?” tha Blinken.