I krijuar për t’i mbijetuar një lufte bërthamore/ Zbulohet vendi ku Putin ka fshehur familjen pas sulmeve në Ukrainë

Teksa agresioni ndaj Ukrainës rritet, presidenti rus Vladimir Putin ka marrë masa mbrojtëse ndaj familjarëve të tij, duke i fshehur ata në  një qytet nëntokësor në Siberi.

Siç raporton Daily Mail, familja e Putin po qëndron në një bunker luksoz të teknologjisë së lartë,  që ndodhet në malet Altai dhe është projektuar për mbrojtje në rast lufte bërthamore.

I krijuar për t’i mbijetuar një lufte bërthamore/ Zbulohet

Këto masa vijnë, ndërsa Rusia goditi Kievin dhe Kharkivin me sulme raketore, duke çuar në akuza se Putini po kryen krime lufte duke bombarduar civilë të pafajshëm.

“Në fundjavë, familja e Presidentit Putin u evakuua në një bunker special të përgatitur në rast lufte bërthamore. Ky bunker ndodhet në Altai. Në fakt, nuk është një bunker, por një qytet i tërë nëntokësor, i pajisur me shkencën dhe teknologjinë më të fundit”,- tha profesori amerikan Valery Solovey.

Ndër të tjera ai paralajmëroi: “Shpresoj se kjo do të thotë diçka për ju? Pse Presidenti dërgon familjen e tij në këtë bunker?”

Solovey i referohet një shtëpie të madhe që supozohet se është ndërtuar nga gjiganti i energjisë Gazprom rreth një dekadë më pare, në rrethin Ongudaysky të Republikës Altai.

I krijuar për t’i mbijetuar një lufte bërthamore/ Zbulohet

Ai nuk i identifikoi anëtarët e familjes së Putinit që supozohet se janë dërguar në bunker, por më parë ka pretenduar se gjimnastja fituese e medaljes së artë, Alina Kabaeva, 38 vjeç, është bashkëshortja sekrete e liderit rus.

Putin ka dy vajza Maria Vorontsova, 36 vjeç dhe Katerina Tikhonova, 35 vjeç. Ai ka gjithashtu dhe një vajzë të quajtur Luiza Rozova si edhe një trashëgimtare 18-vjeçare e njohur si Elizaveta Krivonogikh, e cila ka ardhur në jetë nga një marrëdhënie e presidentit rus me pastruesen Svetlana Krivonogikh, tashmë miliardere dhe pronare e një banke të madhe ruse.

Gjithashtu, thuhet se Putin ka fëmijë dhe me sportisten Kabaeva.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT