Bombardimet në Kiev/ Të paktën 5 viktima nga sulmi në kullën televizive, 5 persona të tjerë të plagosur

5 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë u plagosur nga sulmet e trupave rusë pranë kullës televizive, ditën e sotme në Kiev.

Ministria ukrainase e Punëve të Brendshme doli me një njoftim ku raportohen viktimat, por duke mos e specifikuar nëse ata janë civilë apo ushtarë.

“Që nga ora 18:00, 5 persona u vranë dhe 5 u plagosën nga bombardimi i kullës televizive të Kievit në lagjen Shevchenkivskyi. Puna vazhdon.”- raporton ministria.

Ditën e sotme autoritetet  paralajmëruan qytetarët për një sërë sulmesh që ushtria ruse do ndërmerte në zona të ndryshme të Kievit, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe evakuim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT