Tanket dhe artileria e Rusisë kanë “ngecur”, Ministria britanike e Mbrojtjes tregon çfarë po ndodh afër Kievit

Ministria britanike e Mbrojtjes ka raportuar se tanket dhe artileria e Rusisë kanë “ngecur” dhe nuk po bën asnjë përparim drejt Kievit.
Në përditësimin e fundit të Inteligjencës së Mbrojtjes, Ministria e Mbrojtjes tha se kolona e mjeteve luftarake dhe logjistikës është afërsisht 30 km nga qendra e kryeqytetit.
Forcat ukrainase vazhdojnë të mbajnë qytetet e Kharkiv, Kherson dhe Mariupol, thuhet në përditësimin e mbrojtjes, por të tre qytetet ka shumë mundësi që tani të rrethohen nga forcat ruse.