“Nuk jeni propagandues”/ Ish-ministri i Jashtëm rus thirrje diplomatëve të vendit të japin dorëheqjen

Ish-ministri i Jashtëm rus Andrei Kozyrev u ka bërë thirrje diplomatëve rusë të japin dorëheqjen, në shenjë proteste për luftën në Ukrainë.
Me anë të një postimi në Twiter, ai kërkon nga diplomatët të lënë postet, duke shtuar se ata janë profesionistë e jo propagandues.
“U bëj thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste. Të dashur diplomatë rusë, ju jeni profesionistë dhe jo propagandues të lire.
Kur punoja në Ministrinë e Jashtme, isha krenar për kolegët e mi. Tani është thjesht e pamundur të mbështetet lufta e përgjakshme vëllavrasëse në Ukrainë.”– shkruan Kozyrev
Andrei Kozyrev ishte ministër i Jashtëm nga viti 1991 deri në 1996, nën Presidentin Boris Jelcin.