Zelensky ka një telefon të sigurtë, SHBA: Ia dhamë para pushtimit rus, kontakton me Biden kur është në lëvizje

SHBA kontakton rregullisht me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një telefoni satelitor të sigurt që vetë SHBA-ja i dha qeverisë ukrainase muajin e kaluar para se të ndodhte pushtimi rus.Komunikimet më të sigurta më parë midis ukrainasve dhe zyrtarëve amerikanë kalonin përmes ambasadës në Kiev, thanë dy zyrtarë amerikanë.
Kur Amerika po përgatitej për të evakuuar stafin e ambasadës dhe me rritjen e frikës për pushtimin rus që po ndodh tani, ua dërguan telefonin që tani po përdoret nga qeveritarët ukrainas.
Sipas një zyrtari amerikan, telefoni i sigurtë i mundëson Zelenskyt të qëndrojë në kontakt me SHBA-në ndërsa ai është në lëvizje. Zelensky e ka bërë të qartë se synon të qëndrojë në vend dhe aktualisht po lëviz në shumë vende në Kiev që mbrohen me një prani të konsiderueshme sigurie, ka raportuar CNN.