Duke kënduar himnin ukrainas/ Civilët e paarmatosur ndalojnë me trup makinat ruse (Video)

Luftimet në Ukrainë ashpërsohen me çdo ditë që kalon, teksa përveç ushtrisë shumë civilë janë angazhuar në mbrojtje të atdheut të tyre.

Me armë, me mjete rrethanore apo edhe me trupat e tyre ukrainasit po bëjnë gjithçka munden për të ndalur rusët.

Së fundmi, “The Guardian” ka publikuar disa pamje ku shihen disa njerëz të paarmatosur që u dalin përpara makinave ushtarake, në përpjekje për ti ndaluar të përparojnë.

Njerëzit shtynë automjetet ushtarake ruse me duar, ndërsa në veri-lindje, banorët e Kupyansk u hodhën mbi një Jeep me marka ruse për të luftuar pushtimin rus.

Nga ana tjetër, në qytetin Chernihiv, teksa raportoheshin bombardime, pamjet tregonin qytetarët që qëndronin pranë tankeve duke kënduar himnin ukrainas.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT