Deputeti gjerman: Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës pas përjashtimit të Rusisë

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham dhe njëkohësisht anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës do të ishte një hap në drejtimin e duhur.

Ai i ka bërë thirrje edhe qeverisë gjermane që të angazhohet në këtë çështje në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës. Abraham ka thënën se pas përjashtimit të Rusisë nga ky Këshill, është koha e duhur që Kosova të bëhet anëtare, shkruajnë mediet kosovare.

“Tani ne duhet të dërgojmë gjithashtu sinjalin e duhur që angazhohemi për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Evropë. Prandaj bëj thirrje që Kosova të përdoret, e cila është një demokraci e re, ka nënshkruar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe respekton jurisprudencën e GJEDNJ”, ka thënë deputeti Knut Abraham.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT