Rusët sulmojnë me raketa ndërtesën e policisë në Kharkiv/ VIDEO kur godina shpërthen në flakë

Bombardimet ruse mbi qytetin e Kharkivit kanë vijuar gjatë gjithë natës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm.

Objekt i sulmeve ruse ka qenë dhe ndërtesa e Departamentit të Policisë Rajonale si dhe godina e Fakultetit të Sociologjisë të Universitetit Kombëtar të Karazinit, e cila ishte përballë ndërtesës së policisë.

Sulmi ka ndodhur para pak çastesh, ku siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme flakët vijojnë të djegin ndërtesat në pjesën e sipërme.

Kryebashkiaku i qytetit të Kharkivit bën me dije se si pasojë e bombardimeve ruse gjatë natës, janë vrarë të paktën 21 persona, si dhe janë plagosur 112 të tjerë.

Megjithatë, guvernatori i Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv tha se të gjitha sulmet ruse “u zmbrapsën” dhe pozicionet u mbajtën, pavarësisht bombardimeve të rënda ditës dhe gjatë natës.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT