Në ditën e shtatë të luftës/ Nga sulmet e përgjakshme në Kharkiv blianci është i rëndë, 21 të vrarë dhe…

Në ditën e shtatë të luftës bilancet janë të rënda në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja raportohet për të paktën 21 persona të vrarë dhe 112 të tjerë të plagosur nga bombardimet ruse në qytetin e Kharkiv.

Mësohet se lajmin e ka bërë me dije kryetari i qytetit në veri-lindje të Ukrainës, ku parashutistët rusë zbarkuan natën.

Guvernatori Oleg Synegubov, tha se “armiku rus ka pësuar humbje të konsiderueshme”.

Po çfarë është sulmuar deri tani në Kharkiv?

1. Godina qeveritari
2. Drejtoria e Policisë
3. Universitete
4. Spitale

Back to top button
LAJMET E FUNDIT