Ushtria ruse përparon drejt termocentralit më të madh bërthamor në Ukrainë, këshilltari: Rrezik për një Çernobil të dytë

Ushtria ruse ka patur sëfundmi progres drejt qytetit Energodar në Ukrainë.

Bëhet me dije se në këtë qytet ndodhet termocentrali më i madh bërthamor Zaporizhzhya. Këtë lajm e kanë bërë të ditur kryabashkiaku i qytetit.

“Për momentin armiku rus i është afruar sërish Energodarit. U bëjmë thirrje të gjithëve të afrohen shpejt në postbllok, nuk do t’i lëmë të hyjnë!”- ka thënë Dmytro Orlov.

Ndërkohë bëhet me dije se Orlov tha se kishte zhvilluar një bisedë me përfaqësuesit e ushtrisë ruse dhe ishin ata që u larguan nga takimi. Ndërkohë Pravda Gerashchenko, Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës publikoi një foto nga postblloku në Energodar.

“Për shkak të çmendurisë së Putinit, Evropa është sërish në prag të një katastrofe Bërthamore! Në foto është hyrja në Energodar kryeqyteti i fuqisë bërthamore në Ukrainë. Qyteti me termocentralin më të madh bërthamor në Evropë po përgatitet të luftojë me pushtuesit rusë. Termocentrali bërthamor po ruhet nga heronjtë e Gardës Kombëtare të Ukrainës. Do të ketë një luftë. Ata nuk do të mund të thyejnë guaskën e betonit të reaktorit, por do të dëmtojnë patjetër transformatorët, turbinat dhe pajisjet e tjera të nevojshme për sigurinë e TEC-it. Gjeneralët rusë duhet të ndërrojnë mendje! Mos krijoni kushte për një Çernobil të dytë! Shpërthimi nuk njeh kombësi, nuk kursen askënd!”- tha ndër të tjera Pravda Gerashchenko./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT