VIDEO/ Rusia merr kontrollin e qytetit portual të Kherson, pushtimi do të bllokojë zinxhirin e furnizimeve për Ukrainën

Trupat rusë kanë përparuar tashmë në qytetin e Kherson.
Nga pamjet e publikuara në media sociale, duket se si ushtarët rusë ndodhen në qendër të qytetit portual në Ukrainën jugore.
Në pamje shihen disa trupa ushtarakë dhe një tank që patrullon në qytet. Rusia pretendoi mëngjesin e sotëm se kishte marrë kontrollin e plotë të Kherson, ndërsa autoritetet lokale ende pretendojnë se qyteti është ende nën kontrollin e ushtrisë ukrainase.
Marrja e qytetit nga rusia do të ishte shumë domethënëse, tha eksperti ushtarak Dr Jack Watling, pasi mban një pozicion strategjik në lumin Dnieper që ndan në dy pjesë Ukrainën.
“Ndërsa rusët fillojnë të pushtojnë qytetet kyçe përgjatë Dnieper, ata do të jenë në gjendje të parandalojnë lëvizjen e furnizimeve nga perëndimi në lindje për njësitë ushtarake ukrainase që po luftojnë në zonat rreth Donbas”, shpjegoi Watling.