Lufta në Ukrainë, Vuçiç reagon sërish: Situata në botë dhe Europë do vështirësohet, Serbia mbron…

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka reaguar këtë të mërkurë në lidhje me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Vuçiç përmes një video të publikuar ka theksuar se gjërat pritet të përkeqësohen dhe sitata në botë dhe Europëe nuk do të jetë e lehtë.

Ndër të tjera kreu i shtetit serb ka bërë me dije se po merren të gjitha masa për të siguruar një jetë normale qytetarëve të vendit.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, situata në Evropë dhe botë për shkak të konfliktit në Ukrainë po përkeqësohet. Kjo është arsyeja pse dhe në përputhje me rrethanat, udhëheqja serbe po merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një normalitet në jetën e qytetarëve”, ka thënë Vuçiç.

Ndër të tjera ai është shprehur se të bashkuar do të arrijnë që të kalojnë të gjithë sfidat politike dhe ekonomike që i presin.

“Sfidat ekonomike po bëhen gjithnjë e më të vështira. Kjo është arsyeja pse ne po reagojmë ndaj çmimeve më të larta në histori, si qymyri, energjia elektrike dhe gazi, dhe të gjitha lëndët e para. Por edhe çmimet e produkteve ushqimore bazë po rriten në mënyrë dramatike. Kjo është arsyeja pse ai Është e rëndësishme të merren masa”, ka thënë Vuçiç./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT