Delegacioni ukrainas rrugës drejt Bjellorusisë, Putin SHTYN negociatat, ja kur do të mbahet takimi

Kryenegociatori i Moskës, ka bërë me dije se Rusia dhe Ukraina do të bisedojnë për një armëpushim gjatë raundit të dytë të bisedimeve, i cili do të mbahet më 3 mars dhe jo mbrëmjen e sotme ashtu si dhe ishte bërë me dije më herët.

Ndihmësi i Putinit, Vladimir Medisnky, tha se përveç armëpushimit, do të diskutohet edhe çështjen e korridorit humanitar në Ukrainë.

Presidenca ukrainase ka konfirmuar se delegacioni i saj ishte “nisur” për në vendin ku do të mbahen bisedimet, pasi Medinsky tha se delegacioni ukrainas veçse është nisur nga Kievi.

Bisedimet pritet të mbahen në rajonin Brest në perëndim të Bjellorusisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT