Nën akuzë për spiunazh/ Bullgaria dëbon dy diplomatë rus, u jep 48 orë kohë për t’u larguar

Bullgaria ka dëbuar sot dy diplomatë rus, pasi akuzoi për spiunazh.

Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gencowska u dha atyre 48 orë kohë për t’u larguar nga vendi, ndërsa tha se kishte marrë prova për aktivitet spiunazhi në emër të tyre.

“Dy diplomatë rusë u shpallën të padëshirueshëm pasi morën një letër nga prokurori i përgjithshëm,” u tha Gencowska gazetarëve.

Sipas prokurorisë, një nga diplomatët ka marrë informacion sekret që nga viti 2016 nga një zyrtar bullgar i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili u akuzua sot. Identiteti i dy diplomatëve nuk është bërë ende  publik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT