Habit me deklaratën ish-presidenti iranian Ahmedinexhad: Mbështesim kombin e madh ukrainas

Ish-presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinexhad, ka habitur me deklaratën e tij, në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.
Përmes një postimi në Tëitter, ai e ka cilësuar një djall ushtrinë ruse, ndërsa ka lavdëruar qëndrimin heroik të popullit ukrainas, duke thënë se Irani qëndron në krah të popullit të Ukrainës.
“Kombi i madh i #Ukrainës
Presidenti #Zelenskyy
Rezistenca juaj e nderuar dhe pothuajse e pakrahasueshme zbuloi komplotet satanike të armiqve të njerëzimit.Besoni se kombi i madh i #Iranit po qëndron pranë jush, ndërsa admiron këtë këmbëngulje heroike”, shkruan Ahmedinexhad.
Kujtojmë se Ahmedinexhad njihet si një nga ish-liderët më të ashpër të perëndimit, i cili ka qenë një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Amerikës dhe bëri Iranin fuqi bërthamore.