Zelensky si balerin, VIDEO e presidentit në “Dancing with the Stars” po bën xhiro në rrjet

Videot e presidentit të Ukrainës, Volosymyr Zelensky, janë bërë virale në mediat, ndërkohë që ka marër vlerësime të mëdha nga njerëzit në të gjithë botën për udhëheqjen e vendit të tij mes pushtimit të Rusisë.

Para se ai të zgjidhej president, Zelensky pati një karrierë të gjatë si artist, duke luajtur në disa filma dhe seriale ukrainase, përfshirë komedinë popullore e cila përfundoi në vitin 2019, atëhere kur ai fitoi zgjedhjet e tij presidenciale.

Mirëpo, Zelensky gjithashtu ka qenë dhe një kërcimtar. Në videot e shpërndara në rrjet presidenti shihet teksa performon në “Dance with the Stars” në Ukrainë në vitin 2006.

Presidenti në pamjet e publikuara shihet teksa performon zhanre të ndryshme kërcimi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT