“Do përjashtojnë Rusinë dhe do pranojnë Kosovën”, Vuçiç me kritika ndaj OKB-së: Nuk e shohim si lëvizje miqësore

Teksa Serbia votoi pro rezolutës së miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB ditën e sotme, presidenti Aleksandër Vuçiç u shpreh me rezerva teksa tha se hapi i radhës do jetë anëtarësimi i Kosovës në organizatë.

Sipas tij, OKB do thërrasë një debat ku do vendoset përjashtimi i Rusisë nga organizata, duke i hapur vend anëtarësimit të Kosovës.

“Ata planifikojnë të thërrasin një debat për përjashtimin e Rusisë nga OKB-ja duke u bazuar në nenin 6 të Kartës së OKB-së. Pas kësaj do të ketë presion mbi Kinën për të ndryshuar Rezolutën 1244. Pas ndryshimit të Rezolutës 1244 nuk do të kemi bazë ligjore që të thirremi në të drejtën ndërkombëtare për të ruajtur integritetin tonë territorial, siç e kemi sot. Dhe më pas, do të pasojë njohja e pavarësisë së Kosovës nga ato shtete të NATO-s dhe BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë”, tha Vuçiç.

Vuçiç kishte kritika dhe për Turqinë  pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Turqia do të votojë pro për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Nëse do ta dorëzojmë ose jo [notën e protestës] do të vendosim sonte. Sigurisht, ne nuk e shohim këtë si një lëvizje miqësore”, tha Vuçiç.

Më 1 mars, Erdogan pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se Turqia e mbështet dhe do votojë pro për pranimin e Kosovës në NATO.

“Nuk kemi nevojë për lejen e askujt për të mbështetur procesin e anëtarësimit në NATO. Ne kemi ndërmarrë hapa, siç bëmë në rastin e njohjes, të njëjtën do  bëjmë edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO”, tha Erdogan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT