Këshilltari i presidentit ukrainas apelon për ndihmë: Të krijohen ‘korridore humanitare’!

Një këshilltar i presidentit ukrainas, Zelensky ka apeluar për ndihmë për Ukrainën
Ai deklaroi se duhet të krijohen “korridore humanitare” në pjesët e pushtuara të vendit për të lejuar që ndihma humanitare të organizatave ndërkombëtare të arrijë në to.
Mykhailo Podolyak akuzon forcat ruse se kanë lejuar zonat ukrainase nën kontrollin e tyre të bëhen “vende plaçkitjesh, grabitjesh, vrasjesh”.