“Mbi 1 mln refugjatë janë larguar nga Ukraina deri më tani”/ OKB bën parashikimin, ja sa refugjatë pritet të shkaktojë lufta

Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët më shumë se 1 milion persona janë larguar nga Ukraina për shkak të agresionit rus, shkruan The Guardian

Kreu i kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, Filippo Grandi tha:

“Në vetëm shtatë ditë ne kemi qenë dëshmitarë të eksodit të një milion refugjatësh nga Ukraina në vendet fqinje.

Ka ardhur koha që lufta të marrë fund”, tha ai.

Sipas OKB-së ky është eksodi më i shpejtë i refugjatëve gjatë këtij shekulli.

OKB ka parashikuar se si pasojë e luftës, rreth 12 milionë njerëz do të zhvendosen dhe do të kenë nevojë për ndihmë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT