Zëvendëskryeministrja e Ukrainës revoltohet me NATO-n: I ka duart të lyera me gjak

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishyna, ka deklaruar se, NATO-ja është pjesërisht përgjegjëse për vdekjet e civilëve në vend duke refuzuar të zbatojë një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë.

Duke folur për “World Tonight” në “BBC Radio 4”, Stefanishyna tha se, “është ç’njerëzore të dish që popullsia civile dhe fëmijët do të vriten duke mos marrë këtë vendim”.

“Gjaku i atyre civilëve – duke përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve, që lindën dje dhe vetëm sot humbën prindërit e tyre në një granatim – nuk është vetëm në duart ruse”.

Zëvendëskryeministrja ukrainase kërkoi falje që nuk ishte diplomatike në përdorimin e gjuhës, por tha se po fliste ndërsa “ulej këtu në një vendstrehim për t’u mbrojtur nga bombat”.

Anëtarët kanë refuzuar të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi pasi janë të shqetësuar se kjo do të përshkallëzonte konfliktin duke i vënë forcat perëndimore në luftime të drejtpërdrejta me fuqinë ajrore ruse.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT