Ish-ambasadori i SHBA në Berlin, Grenell fajëson Gjermaninë për luftën në Ukrainë: Ajo na ka sjell këtu, i vë flakën shtëpisë dhe lajmëron zjarrfikësit

Richard Grenell, ish-ambasador i SHBA në Berlin dhe njëherësh krahu i djathtë i Donald Trump kur ishte president, thotë se fajin për luftën në Ukrainë e ka Gjermania. Sipas tij, kjo e fundit injoroi thirrjet e SHBA dhe Parlamentit Europian për ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2.
Gazsjellësi Nord Stream 2 është vazhdim i Nord Stream 2 dhe furnizon Gjermaninë me gaz natyror, i cili vjen nga Rusia. Tubacionet kalojnë nën ujë në Detin Baltik, nga qyteti i Vyborg në Rusinë veriperëndimore në Lubmin pranë Greifswald në Gjermaninë verilindore.
Pjesë nga intervista e Grenell në Opinion
Grenell: Opinioni im është ky. Këto vitet e fundit e kemi pare Gjermaninë të largohet pak e nga pak nga Aleanca Perëndimore. Ata e injoruan Parlamentin Evropian kur u tha te mos e bënin Nord Stream 2 Rus.
Amerikanet jane dakord per Nord Stream 1. Mendojmë se Evropa duhet te ketë larmi te burimeve energjetike, duke përfshirë edhe gazin rus deri diku.
Blendi: Por jo vetem gazin rus.
Grenell: Nord Stream 1 ishte ne rregull, por Nord Stream 2 shkoi tepër larg. Ne ua bëmë shumë të qartë, por Gjermania e injoroi perëndimin, parlamentin evropian. Nuk duhet ta festojmë vendimin e Gjermanisë për ta ndryshuar plotësisht pozitën e saj pa kthyer sytë pas se si kemi arritur deri këtu. Gjermania na ka sjelle ne këtë pike dhe nuk kemi pse te komplimentojme dike qe na i vë flakën shtëpisë dhe më pas lajmon zjarrfikësit.
Shumë mirë që ata lajmërojnë zjarrfikësit, por ta shohim pak më thellë se pse shpërtheu ky zjarr. Pse po lëviz Putini në Evropë? Se Aleanca Perëndimore ne Evropë është tepër e dobët, jo për shkak te vendeve si Shqipëria apo vendeve te Evropes lindore. Kjo ndodh prej vendeve si Gjermania.