Putin i prerë ndaj Macron: Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj në Ukrainë! Sa më shumë të vonohen negociatat…

Zbardhen detaje nga biseda mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij francez Emmanuel Macron.

Putin i tha Macron se qëllimet e operacionit të Rusisë në Ukrainë – çmilitarizimi dhe statusi neutral i saj – do të arrihen në çdo rast.

Dyshja ndanë një telefonatë 90 minuta më herët të enjten, sipas Kremlinit. Putin tha se çdo përpjekje e Kievit për të vonuar negociatat do të rezultonte që Moska të shtonte më shumë listën e kërkesave, raporton financialpost.

“Operacioni do të përmbushet në çdo rast, sa më shumë do të vonojnë negociatat, aq më shumë do të shtohen kërkesat tona”, mësohet të ketë qenë qëndrimi i Putin.

Macron nga ana e tij kishte deklaruar shkurtimisht se Franca nuk është në luftë me Rusinë, dhe se kishte tentuar që të bindte Putin për tërheqjen e trupave nga Ukraina.

Pas Putinit, Macron mori në telefon edhe presidentin ukrainas Volodymy Zelensky, objektivin numër 1 për t’u eliminuar nga forcat ruse që po rrethojnë Kievin.

Pas rreth një ore pritet që të nisë dhe takimi i dytë mes përfaqësuesve të Ukrainës dhe Rusisë, ku Kievi minimalisht do të kërkojë lejimin e korridoreve humanitare, për largimin e popullsisë civile nga zonat e goditura.

Nga ana tjetër Moska nuk është tërhequr nga asnjë prej kërkesave të saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT