Deputeti rus bën deklaratën e fortë: E kishim PARALAJMËRUAR Ukrainën, kishim 1 vit që planifikonim PUSHTIMIN

Deputeti rus, Rifat Shaykhutdinov, ka deklaruar se Moska ka nisur planifikimin e Ukrainës rreth 1 vit më parë.

“Ne nuk e përgatitëm këtë operacion spotanisht. Kishim më shumë se një vit përgatitje. Ne e kuptuam se çfarë po ndodhte sepse i kishim paralajmëruar paraprakisht. Sipas tij, referuar të dhënave që kishin mbërritur në qeverinë ruse, tha se nëse Rusia nuk do të kishte reaguar, atëhere ajo do të sulmohej.

“Sapo mbërritën të dhënat e inteligjencës… se do t’i mundim dy ditë duke sulmuar, sigurisht që mbi të gjitha po mbrojmë qytetarët tanë atje”.

Kujtojmë se prej 8 ditësh forcat ruse po bombardojnë qytetet Ukrainase. Më herët, në një deklaratë të dhënë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se që prej mesnatës forcat ruse nuk kanë ndaluar me sulmet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT