Rusia “merr në dorë” ndërtesën shtetërore në Kherson, qytetarja: Na kanë kërkuar që të mos provokojmë ushtarët rusë

Trupat ruse kanë pushtuar plotësisht ndërtesën e administratës shtetërore në Kherson.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i administratës,Hennadiy Lahuta, ka thënë se ndonëse ndërtesa është marrë nga forcat ruse, ata nuk kanë hequr dorë nga detyrat e tyre.
“Ne nuk kemi hequr dorë nga detyrat tona”, ka shkruar Lahuta. Stafi operativ rajonal, të cilin unë drejtoj, vazhdon të punojë dhe të trajtojë çështje urgjente për të ndihmuar banorët e rajonit. Ne jemi në pritje të ndihmës humanitare”, tha ai.
Ndërkohë më herët, një qytetare ukrainase në Kherson tha se nga qeveria u janë komunikuar rregulla të reja për të zbatuar.
Ajo rrëfeu se u është kërkuar që mos të provokojnë ushtarët rusë.
“Ne kemi disa rregulla për të ndjekur, ata ranë dakord me qeverinë tonë që ne të mos provokojmë ushtarët rusë”, tha ajo.