E FUNDIT/ Nis faza e dytë e bisedimeve Rusi-Ukrainë, palët shtrëngojnë duart me shpresën për zgjidhje

Faza e dytë e bisedimeve midis delegacioneve ruse dhe ukrainase ka filluar para pak momentesh.

Siç raporton CNN, ende nuk është zbuluar vendi se ku po mbahet takimi midis palëve, ndërkohë në agjendën e bisedimeve do jenë bisedimet për armëpushimin e menjëhershëm, si dhe korridoret humanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat/qytetet e shkatërruara apo të granatuara vazhdimisht.

Faza e parë e bisedimeve rezultoi dështim, duke mos u arritur në një marrëveshje, teksa sot shpresat janë për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin e dhunshëm që deri më tani ka marrë mbi 200 jetë civilësh

Back to top button
LAJMET E FUNDIT