“Ju është shpëlarë truri”, Putin me tone të larta AKUZON forcat ukrainase: Po përdorin civilët si mburoja njerëzore

Presidenti rus, Vladimir Putin në një deklaratë me tone të larta ka folur për luftën në Ukrainë që është sot në ditën e tetë.
Putin akuzoi forcat ukrainase duke thënë se nuk lejojnë civilët të largohen nga zonat e luftës dhe se i përdorin ata si mburoja njerëzore. “Vetëm nazistët luftojnë kështu,” tha ai.
Putin ndër të tjera tha se ukrainasit po qëllonin me snajperë ndaj kujtdo që përpiqej të ikte. Ai i ka quajtur ushtarët rusë si “heronj të vërtetë” dhe megjithëse pranon se “ka humbur disa qytete të vogla”, ai këmbënguli se operacioni ushtarak special i Rusisë po shkon “sipas planit”.
Ai thotë se ukrainasit dhe rusët janë “një popull” por se ukrainasit janë “të kërcënuar dhe shpëlarë trurin”.
Putin vazhdoi të pretendonte se trupat ruse po siguronin korridore humanitare për civilët që të largoheshin – në kundërshtim të drejtpërdrejtë me atë që ka thënë Ukraina.