Miqtë e afërt të Putin/ Shtëpia e Bardhë njoftoi sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë, ja kush do të ndikohet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar emrat në listën e sanksioneve, për ologarkët rusë, pas sulmeve ndaj Ukrainës.
Me anë të një njoftimi zyrtar, Shtëpia e Bardhë njoftoi se sanksioneve do t’u nënshtrohen dhe 8 persona të tjerë, së bashku me familjarët e tyre. Këta persona njihen si miq dhe mbështetës të afërt të presidentit Vladimir Putin.
Në listë përfshihet Alisher Burhanovich Usmanov, i cilësuar si një nga individët më të pasur të Rusisë, sipas Shtëpisë së Bardhë. Vendosjae sanksioneve do të thotë dhe bllokimi i super-jahtit të tij dhe avionin privat.
SHBA po sanksionon gjithashtu zëdhënësin e Putinit, Dmitry Peskov, të cilin Shtëpia e Bardhë e përshkruan si “një furnizues kryesor i propagandës së Putinit”.
“Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë në të gjithë botën do të punojnë për të identifikuar dhe ngrirë asetet që elitat ruse dhe anëtarët e familjeve të tyre zotërojnë në juridiksionet tona përkatëse — jahtet e tyre, apartamentet luksoze, paratë dhe përfitimet e tjera të marra në mënyrë të paligjshme,” – thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Individët që do t’i nënshtrohen sanksioneve të bllokimit të plotë janë:
· Nikolai Tokarev (së bashku me gruan e tij Galina, vajzën Mayya dhe dy kompanitë e tij luksoze të pasurive të paluajtshme)
· Boris Rotenberg (së bashku me gruan e tij Karina, dhe djemtë e tij Roman dhe Boris)
· Arkady Rotenberg (së bashku me djemtë e tij Pavel dhe Igor dhe vajzën Liliya)
·Sergei Chemezov (së bashku me gruan e tij Yekaterina, djalin e tij Stanislav dhe njerkën Anastasiya)
·Igor Shuvalov (së bashku me pesë kompanitë e tij, gruan e tij Olga, djalin e tij Evgeny dhe kompaninë e ti, avionin dhe vajzën e tij Maria me kompaninë e saj)
· Yevgeniy Prigozhin (së bashku me tre kompanitë e tij, gruan e tij Polina, vajzën e tij Lyubov dhe djalin e tij Pavel),
· Peskov, sekretari i shtypit i Putinit
·Alisher Usmanov (Super-jahti i tij, një nga më të mëdhenjtë në botë dhe i sapo kapur nga Gjermania. Avioni i tij privat, një nga avionët më të mëdhenj në pronësi private të Rusisë).
SHBA do të vendosë gjithashtu kufizime vizash për 19 oligarkë dhe 47 anëtarë të familjes dhe bashkëpunëtorë të tyre të ngushtë, thuhet në fletën e të dhënave nga Shtëpia e Bardhë.