Zyrtarët e Mariupolit thirrje për ndihmë NATO-s: Na dërgoni trupa, Rusia nuk ndalet derisa ta bëjë vendin shkretëtirë dhe të vrasë civilët

Qytet porti i Mariupolit në jug të Ukrainës ndodhet prej ditësh në breshërin e sulmeve ruse me raketa. Tre ditët e fundit atje janë duke u zhvilluar luftime të ashpra, me forcat ruse që po përdorin çdo mjet për të arritur qëllimin e tyre, marrjen nën kontroll të qytet portit në jug të Ukrainës.

Në këtë mënyrë, vendit do t’i bllokohej një tjetër nyje e rëndësishme për të marrë dhe dërguar ndihma në Kiev. Më herët, Ushtria ruse ka marrë edhe kontrollin e Khersonit.

Nënkryetari i bashkisë Sergei Orlov u ka kërkuar udhëheqësve të NATO-s të dërgojnë trupa në Ukrainë, duke thënë se Rusia nuk do të ndalet derisa ta bëjë vendin një shkretëtirë dhe të vrasë shumë civilë.

“Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar Putinin të vrasë civilët tanë nga qielli derisa NATO të zgjohet dhe të kuptojë se nuk është një konflikt rajonal – është një luftë kundër demokracisë, kundër lirisë, kundër një prej kombet më të mëdha evropiane.

Duket sikur [udhëheqësit e NATO-s] nuk e kuptojnë se Putini nuk do të ndalet, ata janë të frikësuar dhe kjo është për të ardhur keq. Dhe ne presim që një ditë udhëheqësit e NATO-s të kuptojnë se është plotësisht e nevojshme t’i ofrohet mbështetje direkte ushtarake Ukrainës për të ndaluar Putinin ose të paktën të mbyllë qiellin tonë për të na mbrojtur nga kërcënimi nga qielli”, ka thënë Orlov.

Nënkryetari i Bashkisë shprehet se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të krijojë një shkretëtirë për të zgjidhur çështjen e Ukrainës, por ai thotë se “është e pamundur të marrim qytetet tona sepse qyteti nuk janë ndërtesat, qyteti janë njerëzit. Ne tashmë e kuptojmë se ai është gati të vrasë sa më shumë civilë që i nevojiten.”

Banorët e qytetit port ukrainas të Mariupolit i kanë thënë BBC-së se po përpiqen t’i mbijetojnë një breshëri të pamëshirshme të bombardimeve ruse që kanë shkatërruar lagjet e banuara dhe kanë ndërprerë furnizimin me energji dhe ujë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT