Moska mohon akuzat për sulmin mbi centralin bërthamor: Provokim monstruoz nga Kievi

Ministria e Mbrojtjes ruse ka fajësuar palën ukrainase për shpërthimin e ndodhur në centralin më të madh bërthamor në Evropë, atë të Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, deklaroi se centrali bërthamor po funksiononte normalisht dhe zona ishte nën kontrollin e forcave ruse që nga 28 shkurti. Sipas tij shpërthimi monstruoz u bë nga regjimi i Kievit.

“Megjithatë, mbrëmë në territorin ngjitur me termocentralin, u bë një përpjekje nga regjimi nacionalist i Kievit për të kryer një provokim monstruoz,” tha Konashenkov.

Pretendime këto të cilat janë rrëzuar nga mediat dhe aktorët ndërkombëtarë të cilët bëjnë përgjegjës për sulmin mbi central Moskën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT