Sulmi rus në termocentralin e Ukrainës, SHBA aktivizon ekipin e reagimit ndaj shpërthimeve bërthamore

Pas hedhjes së granatave nga ushtarët rusë në termocentralin më të madh bërthamor në Ukrainë ka ardhur reagimi i Amerikës. Përmes sekretares amerikane të Energjisë, bëhet e ditur se në termocentralin Zaporizhzhia është aktivizuar ekipi amerikan i reagimit ndaj incidenteve bërthamore.
Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm ka shkruar se sulmet ruse duhet të ndalen.
Granholm:
Sapo fola me ministrin ukrainas të Energjisë për situatën në termocentralin bërthamor Zaforizhizia.
Sulmet ushtarake ruse pranë uzinës janë të pamatura dhe duhet të pushojnë. Reaktorët e termocentralit mbrohen nga Ekipi Amerikan i reagimit ndaj incidenteve bërthamore
.@ENERGY has activated its Nuclear Incident Response Team and is monitoring events in consultation with @DeptofDefense, @NRCgov and the White House. We have seen no elevated radiation readings near the facility. 2/
— Secretary Jennifer Granholm (@SecGranholm) March 4, 2022