Rrjedhje radioaktive nga shpërthimi në centralin më të madh të Europës? Agjencia atomike jep detaje

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, ka folur lidhur me sulmin rus në centralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.
Kujtojmë se gjatë natës një predhë goditi një ndërtesë brenda vendit ku ndodhej uzina bërthamore.
“Ndërtesa nuk është pjesë e reaktorëve. Bombat kanë shkaktuar një zjarr të lokalizuar, i cili është shuar nga njësitet lokale të zjarrfikësve. Të gjitha sistemet e sigurisë në uzinë nuk u prekën. Nuk kishte asnjë lëshim të materialit radioaktiv” tha Rafael Grossi nga IAEA.
Kujtojmë se situata është rënduar ditën e sotme ku në orët e para pati një shpërthim në centralin bërthamor në Ukrainë, teksa kjo solli reagom të menjëhershëm nga ana e gjithë liderve botëror/ Gazeta Shqip