E RËNDË/ Ministri ukrainas: Ushtarët rusë po përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara

“Ushtarët rusë kanë përdhunuar gra në qytetet e pushtuara të Ukrainës”.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm ukrainas në një deklaratë të tij.

Dmytro Kuleba, ministri i jashtëm i cili foli në një video-call në një takim në Chatham House të Londrës, tha gjithashtu se:

“Kur bien bomba në qytetet tuaja, kur ushtarët përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara – dhe kemi raste të shumta për fat të keq të ushtarëve rusë që përdhunojnë gratë ukrainase në qytete, është e vështirë të flitet për efikasitetin e ligjit ndërkombëtar.

Por ky është mjeti më i madh i qytetërimit që kemi në dispozicion për t’u siguruar që, në fund, të gjithë ata që bënë të mundur këtë luftë do të sillen para drejtësisë.

Federata Ruse, si një vend që kreu një akt agresioni, do të mbajë përgjegjësi edhe për veprat e saj.

Ne po përdorim të gjitha mjetet në dispozicion, duke përfshirë GJND-në dhe Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.”

Ndërkohë që sipas mediave të huaja ministri ukrainas nuk dha prova për të mbështetur pretendimin e tij, por ajo erdhi pasi një media ukrainase raportoi se njëmbëdhjetë raste përdhunimi nga ushtarë rusë ishin raportuar në Kherson.

Kujtojmë se Kherson është qyteti i parë dhe i vetëm i madh që u pushtua nga forcat e Putinit pas më shumë se një jave luftimesh./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT