“Nuk ndalen para asgjëje”, raketat ruse shkatërrojnë shkollën në Zhytomyr

Një shkollë në Zhytomyr, në Ukrainën veriore, u godit nga një raketë ruse këtë të premte, duke u shkatërruar plotësisht. CNN ka publikuar pamjet, ndërsa ndërtesa u shemb pas bombardimit.

Në një video-mesazh kryebashkiaku i Zhytomyr Sergei Sukhomlin konfirmoi sulmin duke thënë se sulmuesit rusë “nuk ndalen para asgjëje.

“Kjo është një shkollë. Përkundrazi, këto rrënoja janë një ish-shkollë në qytetin ukrainas të Zhytomyr”, tha Sergei Sukhomlin.

Më herët tre shkolla në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, u goditën nga sulmet ushtarake ruse. Ndërtesa të tjera që janë raportuar të shkatërruara gjatë pushtimit rus të Ukrainës, duke përfshirë vende kulturore si kisha, katedrale dhe muze, përkatësisht në qytetet Kiev dhe Kharkiv, sipas deklaratës nga Ministria e Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT