Sulmi në centralin bërthamor në Ukrainë, Këshilli i Sigurimit mbledhje URGJENTE

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent këtë të premte në Nju Jork.
Sipas burimeve diplomatike takimi urgjent është thirrur në përgjigje të sulmit ndaj termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia nga forcat ruse mbrëmjen e djeshme. Mbajtja e takimit u kërkua nga kryeministri britanik Boris Johnson, ndërsa vendet anëtare i janë përgjigjur thirrjes së tij.
Trupat ruse bombarduan mbrëmjen e djeshme termocentralin bërthamor në Zaporozhie, më i madhi në Europë, në të cilin u përhapën vatra zjarri, duke shkaktuar viktima.