“Po shkojmë drejt katastrofës”, Ukraina jep ALARMIN për centralin bërthamor: Probleme me ftohjen e reaktorëve

Ministria e Jashtme në Ukrainë ka reaguar ditën e sotme për situatën që është duke ndodhur në vend.

Sipas konfirmimit zyrtar bëhet me dije se ka të vdekur dhe të plagosur nga sulmi rus në centralin më të madh bërthamor në Zaporizhja, në jug të Ukrainës.

“Disa njerëz janë vrarë ose plagosur në zjarrin që shpërtheu nga bombardimet ruse të një centrali bërthamor ukrainas. Po hasen probleme në ftohjen e reaktorëve pas ndërhyrjes së forcave ruse dhe kjo mund të çojë drejt katastrofës”, tha Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Nga ana tjetër konfirmohet se punonjësit po monitorojnë centralin për t’u siguruar që po funksionon në mënyrë të sigurt. Nivelet e rrezatimit janë aktualisht normale, thotë ministria në një deklaratë në Facebook. Por nga procesi i ftohjes së reaktorëve mund të ketë pasoja radioaktive në shkallë të gjerë.

“Mijëra njerëz, përfshirë civilët që aktualisht nuk janë në gjendje të evakuojnë zonën pranë uzinës për shkak të bombardimeve dhe luftimeve të vazhdueshme, do të lëndoheshin nga kjo”, thuhet në deklaratë.

Në një linjë me reagimin e presidentit ukrainas, ministria thotë se një fatkeqësi bërthamore në Zaporizhzhia mund të jetë më katastrofale se shpërthimet e mëparshme në centralet bërthamore, si Çernobil dhe Fukushima.

“Rusia me vetëdije ka ndërmarrë një sulm në centralin e energjisë bërthamore, një veprim që shkeli të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare”, shtohet në deklaratë ndër të tjera./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT