FRIKË se forcat ruse mund të zbarkojnë në Odessa, ukrainasit bëhen “varg” dhe mbushin thasë me rërë për të mbrojtur qytetin

Ukrainasit në Odessa, një qytet në Detin e Zi, u bënë varg për të mbushur thasë me rërë në përgatitje të një sulmi të mundshëm rus.

Ata kaluan thasët me rërë njëri-tjetrit për dhe i vendosën në kamion për t’i dërguar më pas në qendër të qytetit, i cili është qyteti i tretë më I madh në Ukrainë dhe një destinacion turistik.

Banorët janë të shqetësuar për një zbarkim të forcave ruse në breg, kjo pasi një anije estonze u fundos në portin e qytetit të enjten. Anija u godit nga artileria ruse, sipas llogarisë zyrtare në Twitter të parlamentit ukrainas.

“Ne do të mbrojmë qytetin dhe vendin tonë, me siguri”, tha një ukrainas që po priste në radhë për të mbajtur thasët me rërë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT