“Janë shumë afër Kievit”, zyrtari amerikan: Sa ka avancuar autokolona ruse, SHBA po i ndjek luftimet

Forcat ruse janë ende rreth 25 kilometra larg qytetit të Kievit, ndërsa 10 kilometra jashtë qendrave të qytetit të Chernihiv dhe Kharkiv në veri.
“Në Kharkiv dhe Chernihiv, të qenit 10 kilometra larg qendrës së qytetit “barazohet me të qenit me të vërtetë në periferi të qytetit”, tha një zyrtar amerikan.
“SHBA po ndjekin të gjitha luftimet që po bëhën midis ukrainasve dhe rusëve pranë qytetit të Mykolaiv në jug. SHBA nuk i kundërshton raportet se Kherson është marrë nga forcat ruse, por nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar në mënyrë të pavarur këto pretendime”, shtoi ai.
Ndërkohë, pak më herët raketat ruse kanë bombarduar edhe shtëpinë e presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky.
Ka qenë sekretari i presidentit Zelensky Sergii Nykyforov që ka publikuar foto, ku shihet se raketat kanë rënë në shtëpinë e Zelenskyt, mirëpo nuk kanë shpërthyer.