“Dikush të vrasë Putinin”, Shtëpia e Bardhë reagon ASHPËR pas deklaratës së senatorit

Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas deklaratës së bërë të senatorit republikan Lindsey Graham, i cili bëri thirrje për vrasjen e presidentit rus Vladimit Putin.

Në një deklaratë për mediat, sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka kritikuar senatorin duke thënë se ky nuk është një qëndrim i qeverisë.

“Ky nuk është qëndrimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe sigurisht nuk është një deklaratë që do ta dëgjonit nga goja e kujtdo që punon në këtë administratë”, tha ajo.

Kujtojmë se ditën e djeshme Graham, përmes një postimi në tëitter, tha e vetmja mënyrë se si përfundon pushtimi rus në Ukrainë është “që dikush në Rusi ta nxjerrë jashtë këtë djalë”.

“Do t’i bënit vendit tuaj – dhe botës – një shërbim të madh”, shkroi ai ndër të tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT